Befason Di Maria: Jam i lumtur, që nuk u bashkova me Barcelonën

6 Qershor 2020
11:02
Alfred Lleshi
back button

Angel Di Maria thotë se është i lumtur që nuk iu bashkua Barcelonës, kur katalanasit u përpoqën ta blinin nga PSG tri vite më parë. Anësori argjentinas u bashkua me parizienët nga Manchester United më 2015, por u lidh me gjigantët spanjoll kur Neymar lëvizi në “Parce des Princes” për shifrën rekord botëror 222 milionë euro, më 2017.
Blaugrana-t motrën Ousmane Dembele nga Borussia Dortmund, pasi përpjekjet e tyre për të nënshkruar me Di Maria dështuan.

Ish-ylli i Real Madridit është i lumtur që klubi vendosi të mos e shesë atë: “Unë isha shumë i lumtur në Paris, por njerëzit në klub, në atë kohë, më thanë disa gjëra, të cilat rezultuan se ishin gënjeshtra në fund. Barcelona u përpoq të më blinte mua. Të dyja klubet diskutuan për këtë, por PSG nuk donte të më shiste dhe negociatat mbaruan këtu. Këto zëra më mërzitën shumë, por, në fund të fundit, fakti që nuk u largova ishte një gjë e mirë. Unë jam shumë i lumtur në Paris”.

Kontrata e 32-vjeçarit skadon në vitin 2021, por lë të kuptohet se do ta zgjasë marrëveshjen, pasi dëshiron ta mbyllë karrierën me PSG: “Dua ta përfundoj karrierën time në Europë, me PSG. Kjo është e vetmja gjë që dua dhe kam në mendje. Jam i lumtur këtu, familja ime gjithashtu. Sa i përket pjesës tjetër, nuk di më shumë për momentin. Asnjë diskutim nuk është inicuar dhe ky nuk është qëllimi im në këtë kohë. Unë dua të përqëndrohem në fushë, pjesa tjetër do të vijë më vonë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit