BEFASON EKIPI I SERIE A: Goditje e dyfishtë! Talenti i Bayern dhe ai rumun firmosin brenda 24 orëve

28 Janar 2021
16:36
Telesport
back button

Vetëm “ok” i fundit i Bayern Munchen mungonte, i cili arriti në kohë këtë mëngjes. Joshua Zirkzee po përgatitet të bëhet një lojtar i ri i Parma dhe do të jetë përforcimi i shumëpritur në sulm.

Holandezi i talentuar, i lindur në 2001, do të transferohet në Emilia si hua me të drejtën e shlyerjes së rreth 15 milion eurove.

Kontaktet pozitive midis palëve në orët e fundit kanë dhënë përshpejtimin vendimtar të negociatave që lejojnë trajnerin D’Aversa të ketë në dispozicion një sulmues tjetër qendror.

Prandaj, zërat e lidhura me Cutrone dhe Scamacca, të destinuar diku tjetër, zhduken.

Joshua Zirkzee extends with Bayern Munich until 2023 - Bavarian Football  Works

Parma e nisi duke afruar edhe Contin nga Milani në huazim me detyrim blerje në rast se arrihet mbijetesa. Sakaq, ka ardhur nga Steaua Bukureshti edhe sulmuesi tjetër Denis Man.

Anësori rumun po mbërrin në klubin e stërvitur nga Roberto D’Aversa, duke fituar kandidaturën me Adam Ounas i Cagliari dhe Franco Vazquez i Sevilla.

Lojtari do të nënshkruajë një kontratë 4 vjeçare e gjysmë.

Investimi maksimal i presidentit Krause për ta marrë atë: 13 mln euro dhe 2 bonus. Detajet e shpërblimeve: një milion nëse Man luan 10 ndeshje me ekipin kombëtar në dy vjet, dhe një milion tjetër nëse shënon 15 gola në pesë vjet te Parma.

Lojtari pritet tashmë në qytet në orët e para të pasdites për vizita dhe nënshkrime.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit