Befason Fonseca: “Ja pse besoj akoma te titulli”

23 Nëntor 2024
20:47
Telesport
back button

Trajneri i Milan-it, Paulo Fonseca, ka folur për DAZN pas barazimit pa gola kundër Juventus-it:

– Çfarë provuar pas fërshëllimave në fundin e ndeshjes?

“Kur nuk fiton pas një ndeshje të tillë, ndoshta edhe unë do të bëja si tifozët. I kuptoj shumë mirë tifozët”.

– Dukej sikur skuadra nuk kishte energjinë e zakonshme: pse ndodhi?

“Ishte një ndeshje shumë taktike. Skuadra pati më shumë respekt se duhet për Juventus-in dhe Juventus për ne. E dimë se Juventus mbrohet shumë mirë, nuk është e lehtë të kesh raste kundër tyre dhe ato pak që kemi pasur nuk i kemi shfrytëzuar mirë.

“Mund të kishim bërë diçka më shumë në sulm, kemi gabuar në pasimet e fundit dhe nuk kemi rrezikuar në asnjë moment. Nuk është e lehtë kundër Juventus-it, por duhet të bëjmë më mirë në metrat e fundit”.

– Besoni akoma te titulli?

“Për të tjerët mund të jetë e vështirë, por unë kam akoma besim. Ka akoma shumë ndeshje për të luajtur dhe skuadrat e tjera mund të humbasin pikë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit