Befason FSHF-ja, kërkon që finalja e Kupës të luhet me tifozë…

1 Gusht 2020
12:40
Alfred Lleshi
back button

Përmes një mesazhi në faqen e saj në Facebook dhe rrjete të tjera sociale, FSHF-ja ka bërë një kërkesë disi të çuditshme, që nesër, finalja e Kupës së Shqipërisë të luhet me tifozë, sipas shembullit të Francës. Duke i konsideruar tifozët si “qershia mbi tortë” të një ndeshjeje të tillë, drejtuesit e futbollit kërkojnë nga instancat shtetërore që t’i lejojnë ata pas portave respektive, sikurse ndodhi dje në finalen e Kupës së Francës, PSG-Lyon:

“Të dielën, datë 2 gusht 2020, do të zhvillohet finalja e Kupës së Shqipërisë, midis Teutës dhe Tiranës, në stadiumin “Air Albania”. FSHF kërkon nga instancat shtetërore që të marrim shembullin e Francës, ku finalja e kupës atje u zhvillua me tifozë në tribunat pas porte. Sportdashësit janë qershia mbi tortë në një ndeshje futbolli e aq më tepër në një finale. Edhe FSHF, konform rregullave dhe distancimit, kërkon që të ketë një numër të kufizuar tifozësh, nën shembullin e Francës”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit