Befason Fury, gati të marrë vendimin e papritur pas fitores së madhe

14 Tetor 2021
12:04
Telesport
back button

Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC) u shpreh për “Daily Mail” se ai mund të tërhiqet nga sporti, pasi nuk ka më nevojë të duelojë. “Gipsy King” mposhti fundjavën e kaluar Deontay Wilder me KO në raundin e 11-të, duke mbrojtur titullin dhe mbeti i pamposhtur në karrierën e tij.

Ende nuk është vendosur se cili do të jetë rivali i radhës, por ka gjasa që të mos ketë më asnjë rival për Fury. Ai është i pamposhtur në 32 duele (31 fitore, 1 barazim) dhe mund ta mbyllë karrierën në këto momente.

Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë më tej. Në kontratën time me Top Rank dhe ESPN kam edhe një duel për të zhvilluar dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë. Gjithsesi, për momentin nuk po mendoj për boksin dhe nuk e di se sa duele më kanë mbetur për të zhvilluar”, tha Tyson Fury.

Nuk e di nëse kam nevojë më të dueloj dhe nuk e di se çfarë rezervon e ardhmja. Jam i motivuar të zgjohem në mëngjes, të bëj pak trajnim dhe të shijoj ditën. Nuk kam më asnjë objektiv në boks, pasi kam fituar gjithçka, i vetmi në këtë epokë që i ka arritur të gjitha”, tha Fury.

Në karrierën time i kam fituar të gjithë titujt e peshës së rëndë, WBC, WBA, WBO, IBF, Ring Magazinë dhe këtë gjë nuk e fshin dot askush nga historia”, tha Fury.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit