Befason Gabigol, zgjedh kuqezinjtë para Inter-it

15 Tetor 2019
15:06
Denis Hakanaj
back button

Karriera e Gabriel Barbosa duket se është kthyer në rrugën e duhur te Flamengo.

Ish-sulmuesi i Santos-it, Inter-it dhe Benfica-s po shkëlqen me fanellën e kuqezinjve, që duket se kanë vendosur ta blejnë përfundimisht nga zikaltrit.

Periudha e kaluar me fanellën e Inter-it duke shumë vite dritë larg për Gabigol, i cili nuk i ka kursyer thumbimet ndaj klubit milanez:

“Mendoj se Flamengo është skuadra më e mirë me të cilën kam luajtur”, ka thënë sulmuesi gjatë një interviste të dhënë për shokun e skuadrës, Everton Ribeiro.

“Ka shumë cilësi dhe lojtarë të shkëlqyer në çdo pozicion”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit