Befason Hamilton: Kur Alonso të tërhiqet, unë do të jem ende në pistë

17 Gusht 2022
9:44
Telesport
back button

Nga botërori i Formula 1 do të largohet në fund të këtij sezoni një ikonë e këtij sporti si Sebastian Vettel, 4 herë kampion bote. Ndërkohë që, në pistë janë ende dy veteranë të këtij sporti, si spanjolli Fernando Alonso (2 tituj) e britaniku Lewis Hamilton (7 titujt).

Alonso ka konfirmuar qëndrimin, teksa do të zërë pikërisht vendin e Vettel tek Aston Martin, ndërsa Hamilton ka ende edhe një vit kontratë me Mercedes. Gjithsesi, britaniku mendon se do të jetë në këtë sport më gjatë se spanjolli.

Kur Alonso të tërhiqet, unë do të jem ende në pistë dhe do të jem piloti më i vjetër në garë. Për sa kohë jam kompetitiv do të garoj, pasi argëtohem. Po përpiqemi që ta bëjmë këtë makinë sa më të shpejtë këtë sezon”, tha Hamilton.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit