Befason Hierro: Është 37 vjeç, por e meriton të kthehet në kombëtare!

26 Prill 2019
14:25
Alfred Lleshi
back button

Ish-trajneri dhe ish-kapiteni i kombëtares së Spanjës, Fernando Hierro, beson se ish-bashkëlojtari i tij te Real Madridi, Iker Casillas, po tregon një nivel të lartë te Porto, sa me të drejtë kërkon rikthimin te “La Roja”. Hierro, gjithashtu, shpjegoi se e pranoi sfidën për të zëvendësuar Julen Lopetegui një ditë para nisjes së Kupës së Botës në Rusi "për ndershmëri": "Casillas, edhe pse 37 vjeç, është duke bërë shumë mirë te Porto. Unë mendoj se do të donte të kthehej në ekipin kombëtar dhe e justifikoj si ambicie, e konsideroj të merituar. 

Pse pranova ta zëvendësoj Lopetegui? Nuk mund ta lija në atë situatë kritike Spanjën, ndryshe nuk do të tregohesha i ndershëm. Asnjëherë në histori një kombëtare nuk kishte mbetur pa trajner një ditë para nisjes së Kupës së Botës. Isha i detyruar të pranoja, nuk mund t’i them jo kombëtares së vendit tim, qoftë edhe për ndershmëri e besnikëri".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit