Befason ish-kampionia e botës: Ndoshta nuk e bëj më këtë gjë

13 Maj 2019
14:36
Telesport
back button

Ish-kampionia e botës në peshën “strawweight” (pesha 48-52kg), Rose Namajunas, pak orë pas eventit UFC-237, ku humbi titullin, u shpreh se ndoshta nuk do të ngjitet më në kafaz. Në duelin ndaj Jessica Andrade të zhvilluar në Rio de Zhaneiro, Namajunas humbi titullin kampion me “KO” në raundin e dytë.

Presionin më të madh e kam kaluar, pasi objektivi im ishte të bëhesha kampione dhe më pas të mbroja titullin. Të dyja këto i kam realizuar. Tani ngjitem në kafaz për t’u argëtuar dhe të tentoj sfida të tjera”, u shpreh Namajunas, 8 fitore dhe 4 humbje në karrierë në artet marciale mikse.

E pyetur nëse do të jetë gati për një revansh, Namajunas tha: “Ndoshta do të përballem sërish me Jessica nëse ma ofrojnë. Ndoshta jo, nuk e di. Ndoshta është koha për t’u tërhequr dhe për të mos e bërë më këtë gjë. Do të shohim”, u shpreh sportistja amerikane.

Namajunas pas humbjes me Andrade

Lajme të tjera

Lajmet e fundit