Befason Jean Todt: Schumacher nuk është piloti më i mirë në histori

27 Nëntor 2021
10:29
Telesport
back button

Me 7 tituj kampionë dhe 91 gara të fituara, për shumë njerëz Michael Schumacher mbetet piloti më i mirë në historinë e Formula 1. Megjithatë, presidenti i FIA-s, Jean Todt, një nga njerëzit më të afërt të pilotit gjerman, mendon ndryshe dhe e arsyeton këtë ide.

Nuk e kam konsideruar kurrë Schumachre si pilotin më të mirë në historinë e Formula 1, pasi kjo është një gjë e vështirë për t’u vendosur. Mendoj se ka shumë kampionë, që i përkasin epokave të ndryshme. I tillë ishte Fangio në epokën e tij e më pas Jim Clark”, tha Todt.

“Sot mund të themi se më i miri është Hamilton. 10 vite më parë ka qenë një pilot tjetër e kështu ka qenë Michael Schumacher në epokën e tij. Mund të vendosësh duke parë titujt apo garat e fituara, por kjo vendoset nga shumë faktorë. Në kohën e Fangio kishte më pak gara se sot”, tha Jean Todt.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit