Befason kampioni i botës: Shpesh mendoj se nuk ia vlen më të garosh

10 Maj 2022
9:31
Telesport
back button

Piloti spanjoll i Honda, Marc Marquez, 8 herë kampion bote në garat e MotoGP, ka shprehur dyshimet e para në lidhje me të ardhmen e tij. Ai nuk fiton prej dy sezonesh, teksa problemet fizike dhe ato me shikimin e kanë penguar të garojë rregullisht e të jetë protagonist në pistë, si dikur.

Për “L’Equipe”, ai shprehet: “Herë pas here pyes veten nëse ia vlen barra qiranë për të garuar sërish. Deri më tani përgjigjja ka qenë gjithnjë pozitive. E di që rrezikoj shumë me këtë që bëj, por kështu i kam fituar 8 tituj kampionë bote”. Marquez nga viti 2019 nuk ka fituar më asnjë titull.

Tani garoj duke bërë llogaritë me një shpatull të operuar disa herë dhe nuk është më e njëjta gjë si dikur. Tashmë më duhet të përdor më shumë këmbët për të kontrolluar motorin në pistë. Di gjithashtu se duhet të evitoj goditjet në kokë, për të mos patur më probleme me shikimin”, tha Marquez.

Mjekët më kanë informuar se nervi i shikimit mund të ndjejë çdo goditje që pëson koka nëse impakti në rast rrëzimi është i fortë. Ndaj, efektet e një rrëzimi mund të jenë të paqartë për mua. Gjithseis, të dueloj për podiumin e fitoren më motivon dhe ndjej se zëmra më thotë se mund të dueloj për titullin”, tha spanjolli.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit