BEFASON LEO MESSI | Pas Topit të Artë, mesazh France Football: “E gjithë bota e di se Lewandowski…”

29 Nëntor 2021
22:22
Telesport

Lionel Messi, ylli i PSG-së dhe Argjentinës, fiton Topin e Artë të shtatë në karrierën e tij. Argjentinasi i paraprin Robert Lewandowskit, qendërsulmues i Bayern Munichut, i cili u rendit i dyti.

Për Pulce një vit për të harruar me klubin e tij, Barcelonën, dhe një lamtumirë traumatike me katalanasit, por edhe triumfin në Copa America me fanellën e Argjentinës, i pari me uniformën e kombëtares së tij, si kapiten.

Ja fjalët e argjentinasit: “Të them të drejtën është e pabesueshme të kthehem këtu pas dy vitesh.

Të kthehem pas asaj që ndodhi, të kthehem këtu pa iu përgjigjur asnjë pyetjeje për kontratën, e gjej veten në Paris dhe jam i lumtur që jam këtu, ku kemi entuziazëm të madh dhe dëshirë për të luftuar për objektiva të mëdhenj.

Shpresoj që të kem ende shumë kohë për të luajtur sepse e dua futbollin, më pëlqen të luaj. Falënderoj bashkëlojtarët e mi te Barcelonas dhe PSG por mbi të gjitha bashkëlojtarët e mi dhe kombëtaren e Argjentinës.

Kur e fitova këtë çmim herët e tjera mendova se po më mungonte diçka dhe këtë herë arrita të realizoj ëndrrën që doja, pas kaq shumë zhgënjimeve, trofeu që kam dashur gjithmonë. Arriti Kupa e Amerikës qe më ka shtyrë të fitoj çmimin dhe e ndaj me të gjithë bashkëlojtarët e mi sepse janë pjesë e këtij trofeu së bashku me klubet e tjera.

Është i veçantë sepse jam këtu me fëmijët dhe gruan si dhe eshtë hera e parë që e fitoj në këtë klub të ri à dhe me të vërtetë dua të them se është një nder që kam luftuar me Lewandowskin.

Ai do ta kishte merituar çmimin sepse padyshim që do ta kishte fituar vitin e kaluar. France Football duhet t’jua njohë këtë çmim dhe shpresoj se ata mund t’ju kompensojnë me një Top të Artë sepse vitin e kaluar do të kishit qenë fituesi i duhur dhe mendoj se duhet ta kete këtë çmim në shtëpi.

Është një moment fantastik, por çmimi më i mirë që fitova ishte në qershor. Që në ditën e parë që luajta për kombëtaren, ëndërrova të fitoja për vendin dhe popullin tim. Dua t’ua kushtoj këtë çmim veçanërisht atyre për atë që kemi përjetuar në Kupën e Amerikës.

Nuk e dija që Luis Suarez do të vinte këtu, është spektakolare që edhe ai është atje. Ndoshta është çmimi më special nga të gjithë. Qaj? po me ndodh shpesh. Mendoj se askush nuk mund ta imagjinonte të fitonte 7 çmime si ky. Topi i Arte i tete? Të them të drejtën nuk do ta kisha menduar kurrë një gjë të tillë. Dua të përballem me këtë fazë të re te PSG dhe me të vërtetë dua të arrij objektiva të reja, jam i vendosur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit