Befason Luftëtari, merr trajner “inferior” nga Greqia

6 Shtator 2019
15:14
Alfred Lleshi

Luftëtari po mundohet t’i shfrytëzojë ditët e pushimit ndërkombëtar, për shkak të angazhimeve të kombëtareve, që t’i “karikojë bateritë” e lojtarëve të ardhur rishtaz sa të mundet. Ndërtimi i skuadrës “in extremis”, largimi i trajneri Klevis Dalipi një ditë para ndeshjes hapëse të kampionatit, por edhe probleme të tjera, duken një mal i madh për t’u kapërcyer nga bluzinjtë. Objektivi i tyre mbetet mbijetesa në Superiore, gjë për të cilën kanë bërë edhe lëvizjen e radhës. 

Kanë kthyer Klodian Duron në rolin e drejtorit teknik, duke afruar një trajner nga Greqia. Në faqen e klubit zbulohet emri dhe detajet: “Trajneri i ri është Jorgos Marantas. 46-vjeçari grek drejton që nga viti 2008, dhe të gjithë karrierën e tij, ekipet inferiore greke. Disa prej skuadrave që ka drejtuar Marantas janë PAS Lamia, Panahaiqi, Kavala, Trikala apo Panelefsiniakos. Ekipi i fundit i tij ka qenë Aris Avatou, në krye të cilit ka qenë nga korriku i 2018-ës deri në shkurt të 2019-ës”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit