Befason Mema: Fituam 3-0, por nuk jam i kënaqur

13 Mars 2019
19:09
Denis Hakanaj
back button

Ardian Mema, trajneri i Tiranës, ka komentuar fitoren 3-0 të marrë në çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë kundër Laçi-t. Këto kanë qenë fjalët e tij për "Supersport":

"Nuk jam shumë i kënaqur sepse kemi patur edhe probleme, kemi bërë gabime që nuk duhet t'i bënim në sulm dhe mbrojtje, por rezultati ka qenë i kënaqshëm. E kishim përgatitur mirë këtë ndeshje. Laçi e nisi mirë takimin, por ne u përmirësuam në pjesën e dytë".

"Sa larg mund të shkojmë në kupë? Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë pavarësisht rezultatit të mirë. Laçi është një skuadër e fortë". 

"A mund të luftojmë në dy kompeticione? Besoj se Tirana ka kontigjentin e nevojshëm për të luftuar në të dy kompeticionet. Ekipi po luan mirë në 2019-ën".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit