Befason Moreno: Jam i trishtuar për këtë situatë

22 Janar 2020
18:40
Denis Hakanaj
back button

Disa muaj pas ndarjes së shëmtuar me mikun Luis Suarez te kombëtarja e Spanjës, Robert Moreno është kthyer të flasë për këtë çështje.

“Jam shumë i trishtuar për këtë situatë”, ka thënë ai në një intervistë të dhënë për RAC1. “Askujt nuk i pëlqen të ndodhë një gjë e tillë. Për mua problemi personal është mbi gjithçka. Kam ardhur deri këtu vetëm falë tij”.

“Asnjë fjalë e keqe nuk do të dalë nga goja ime. Ajo që më trishton është marrëdhënia personale. Kam menduar t’i telefonoj, por më pas kam ndryshuar mendim sepse mendoj se nuk ka kaluar shumë kohë nga ajo që ka ndodhur”.

“Shpresoj që në të ardhmen të kemi një marrëdhënie më të mirë. Asnjë nga palët nuk donte që gjërat të shkonin kështu. Nuk dua t’i jap shumë rëndësi këtij episodi. Jam i lumtur që nuk kam reaguar menjëherë, sepse do të kisha gabuar me zemërimin që kisha në atë kohë”.

“Kam një ndërgjegje të pastër mbi atë që kam bërë dhe do të vazhdoj ta kem. Do të përsërisja gjithçka, duke e ditur se atë që kam bërë e kam bërë për të ardhmen time. Isha egoist. Jam aty ku jam për mënyrën si i kam bërë gjërat. Kam qenë gjithmonë i qartë se do të isha trajner”, ka thënë Moreno.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit