Befason Moukoko: S’kam çfarë t’i bëj nëse jam i mirë. Me atë nuk flas kurrë sepse…

24 Nëntor 2020
16:16
Denis Hakanaj
back button

Talenti më i ri i Borussia Dortmund, 16-vjeçari Youssoufa Moukoko, ka folur për Goal dhe DAZN në lidhje me ecurinë e tij në javët e fundit që e ka çuar të bëhet lojtari më i ri që ka debutuar ndonjëherë në Bundesliga.

“Nuk mund të bëj asgjë nëse jam kaq i mirë në futboll”, ka thënë Moukoko duke folur për aftësitë e tij. “Besoj se kjo tregon se puna e madhe shpërblehet. Kush punon gjithmonë në maksimum, merr rezultate. Ëndrra ime ka qenë gjithmonë të  isha një futbollist profesionist dhe kur ke një ëndërr, duhet të jesh gjithmonë një luan për ta arritur”.

Mes talenteve të tjerë të Borussia Dortmund është edhe shoku i tij i skuadrës Giovanni Reynë, me të cilin Moukoko ka një marrëdhënie unike:

“Shkojmë shumë mirë, edhe pse nuk flasim. Arsyeja? Unë nuk flas anglisht dhe ai nuk flet gjermanisht. Por në fushë kuptohemi shumë mirë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit