Befason Mourinho: Mund të jem trajneri i ardhshëm i Japonisë!

24 Nëntor 2022
9:30
Telesport
back button

Skuadra e Roma ndodhet në Japoni gjatë kësaj periudhe pushimi të Seria A, për t’u përgatitur për rinisjen e kampionatit, në fillim të janarit. Verdhekuqtë do të zhvillojnë sot një miqësore ndaj Nagoya Grampus dhe trajneri Jose Mourinho ka folur për mediat.

Portugezi ka vlerësuar fitoren që kombëtarja e Japonisë arriti ndaj Gjermanisë dhe ka befasuar të gjithë kur është pyetur nëse dëshiron të drejtojë këtë kombëtare. “Unë trajner i Japonisë? Pse jo. Në futboll asnjëherë nuk i dihet, ndaj kurrë mos thuaj kurrë”, tha Mourinho.

Mendoj se Japonia ka një ekip të mirë, ndaj mendoj se ky ekip nuk ka shumë nevojë për mua, pasi ka trajner të një niveli të mirë. Për momentin mendoj për Romën, për të ardhmen nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë. I uroj Japonisë suksese në botëror”, u shpreh Jose Mourinho.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit