Befason Piatek, zhduk festimin me… “pistoleta”, por nuk ishte rastësi!

12 Qershor 2019
15:24
Anton Cicani
back button

Në gjashtë ndeshje me kombëtaren, katër gola. Sezoni fantastik i Krzysztof Piatek është mbyllur në këtë formë: 34 gola në total – klube dhe kombëtare.

Plot 19 gola me Genoan, më pas 11 me Milanin dhe 4 me Poloninë. i fundit, ai ndaj Izraelit, në kualifikueset e Europianit 2020. Por, këtë herë, festimi me pistoleta është zhdukur. Motivi? i gjithi politik. Në fakt, ndaj Maqedonisë, me golin e realizuar në Shkup, kanë ndjekur  polemikat më pas.

Dhe, duke qenë se Izraeli në aspektin gjeo-politik është disi delikat, ka vendosur që të mos bëjë asnjë shenjë pistoletash. Sigurisht, festimi nuk është harruar, thjesht do të rinisë sezonin tjetër…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit