Befason Roma: zgjedh pasuesin e Ranierit. Gati firma me trajnerin më inovativ italian!

16 Maj 2019
18:44
Anton Cicani
back button

Janë javë vendimtare për të ardhmen e klubit Roma. Jo vetëm lamtumira e De Rossit, por edhe ndryshime të tjera.

Roma synon fort te Gian Piero Gasperini. Ashtu si ka sjellë lajmin "Radio Radio", pasuesi i Claudio Ranierit në stolin verdhekuq do të jetë pikërisht trajneri aktual i Atalantas. 

Lajmi i sjellë edhe nga "Calciomercato.com" ka të bëjë me takimin sekret që drejtori sportiv i Torinos, Petraçhi (do të bëhet verdhekuq në verë) ka zhvilluar me trajnerin e ekipit bergamask.

Akordi është deri në vitin 2022 dhe me një rrogë prej 2,5 mln euro në sezon. Sa i përket kontratës me Atalantan që është deri në vitin 2021, duket se nuk do të ketë asnjë problem për prishjen e saj.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit