Befason Rooney, zgjedh të dështuarin para Ferguson-it

22 Mars 2019
15:57
Denis Hakanaj
back button

Wayne Rooney ka bërë disa deklarata të papritura. 

Sulmuesi i DC United, i cili është një legjendë e Manchester United, ka thënë se Louis van Gaal ka qenë më i përgatitur se Sir Alex Ferguson në aspektin taktik. 

Fjalë këto që kanë befasuar tifozët e "Djajve të Kuq",  duke parë edhe rezultatet negative të marra nga trajneri holandez në drejtim të United, veçanërisht nëse krahasohen me ato të skocezit. 

"Van Gaal ka qenë trajneri më i përgatitur në aspektin taktik me të cilin kam punuar. Ishte shumë i kujdesshëm ndaj fazës mbrojtëse dhe të gjithë e dinin se çfarë duhej të bënin në fushë", ka thënë anglezi. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit