Befason Sarri: Humbja me Napoli-n? E kuptova që gjatë nxehjes…

1 Dhjetor 2021
16:10
Denis Hakanaj
back button

A duhet të presin tifozët një vit me ulje-ngritje?

Kjo ka qenë një nga pyetjet që i janë bërë Maurizio Sarri-t, trajnerit të Lazio-s, gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Udinese-s.

“Problemi në këtë moment nuk është taktik. Nëse humb si në Napoli ose në Verona mund të luash si të duash. Problemi është të marrësh veten pas një periudhe gjatë së cilës ke harxhuar shumë energji, mendoj se është edhe një problem psikologjik”, ka thënë Sarri.

“E kam kuptuar se do ta kishim humbur ndeshjen me Napoli-n gjatë nxehjes, që aty është kuptuar. Dhe kjo që më ka zemëruar shumë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit