Befason Tuchel: Nuk kam nevojë për përforcime, ja arsyeja

17 Janar 2022
12:22
Telesport
back button

Trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel, ka deklaruar se nuk pret prëforcime në merkaton e janarit, pavarësisht se “blues” nuk po shkëlqejnë, sidomos në sulm. Ai u shpreh se ka një grup të mirë lojtarësh në dispozicion dhe se pret që të rikthehen në skuadër mjaft futbollistë të dëmtuar, të infektuar apo janë në Kupën e Afrikës.

Unë pres që situata të ndryshojë ditët në vijim edhe pse për momentin na duhet të improvizojmë. Nëse do ta kem të gjithë grupin e lojtarëve në dispozicion nuk kam nevojë për afrime të tjera. Lehtësohemi shumë kur mësojmë se lojtarët dalin negativë nga testi, pasi mund të luajnë rregullisht”, tha Tuchel.

Ekipi ynë është mjaftueshëm i fortë dhe kemi mjaft ambicje. Luajmë të uritur për trofe dhe kjo më pëlqen te ky grup. Jemi sërish të fortë dhe nuk kemi nevojë për përforcime. Shpresoj vetëm që të kem gjithë grupin sa më shpejt në dispozicion, për të vijuar me objektivat tona”, tha Tuchel.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit