Befason Usyk: E dua edhe më shumë Fury pas vendimit që mori për të shtyrë duelin

7 Shkurt 2024
13:56
Telesport
back button

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk nuk tregoi ndonjë irritim me Tyson Fury, pavarësisht se dueli mes tyre për unifikimin e titujve kampionë bote në peshën e rëndë u shty për në maj. Shkak u bë një dëmtim i britanikut (mban titullin WBC) në vetull gjatë stërvitjes.

Usyk, kampioni i peshave të rënda në WBO, WBA e IBF, ishte filozofik për vonesën. Në fakt, ai tha se “e donte” edhe më shumë Tyson Fury. “Sigurisht që e dua më shumë, sepse është njeriu që ka rripin tim të katërt”, tha ukrainasi në një interistë për “Sky Sports”.

Është njeriu që më ka ndihmuar shumë të bëhem i famshëm. Sepse ne, të gjithë njerëzit, duhet t’i duam miqtë, të njohurit, të gjithë njerëzit. Është mirë kur je i sjellshëm, jo i pisët”, tha Usyk.

Anulimi shkaktoi irritim te shumë njerëz, por Usyk këmbënguli: “Unë nuk pata ndonjë irritim brenda. Asnjë zhgënjim. Pashë gjithë punën që kam bërë: Ngritja herët, vrapimi, noti, sparring, sasia e gjithë kësaj dhe mendova me vete: Uau, kjo ishte një punë e mirë që bëra”.

Më pas mendova se sa më shumë stërvitje do të bëj dhe sa punë të mira do të bëj. Kur, me ndihmën e Zotit ta përfundoj gjithë këtë punë, do të jem në gjendje të boksoj tre Tyson Fury. Ne mund të bëjmë njëkohësisht 3 duele: Një të shtunën, të dielën dhe pastaj të hënën”, ironizoi Usyk.

18 maji është caktuar për luftën, kështu që vonesa nuk do të jetë shumë e gjatë. Usyk, megjithatë, nuk spekuloi për natyrën e lëndimit të Fury. “Asgjë nuk do të ndryshojë. Ndodhi ajo që kishte për të ndodhur. Të jesh nervoz për shkak të kësaj do të thotë vetëm të harxhosh energjinë tënde“, tha ukrainasi.

Në lidhje me dëshirën e Fury prë të dueluiar me të, Usyk shtoi: “Kjo varet nga qëndrimi i tij. Është serioz apo jo? A dëshiron të boksojë apo jo? Fury thotë se dëshiron të bëhet një kampion i padiskutueshëm, por ai nuk i merr mjaft seriozisht disa nga stërvitjet e tij”.

Nuk dua të gjykoj Tyson për dëmtimin, thjesht po përpiqem të them se ndodh ndonjëherë. Ajo që njerëzit planifikojnë, ndonjëherë nuk lidhet me planet e Zotit tonë. Ai thjesht ndryshon planet e njerëzve për më mirë. Dhe ne nuk e kuptojmë, nuk mund ta pranojmë, nervozohemi, nxitojmë, bërtasim, bërtasim”, tha Usyk.

Gjithçka që duhet të bëjmë është të shikojmë qiellin, të shikojmë përreth nesh, të numërojmë deri në 10, të marrim frymë dhe të themi: “Faleminderit Zotit, jam i qetë”. Paqe për të gjithë”, përfundon Usyk.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit