Befason Wilder, gati të zhvillojë një duel të katërt me Tyson Fury

19 Tetor 2021
9:46
Telesport
back button

Deontay Wilder është gati të zhvillojë një sfidë të katërt ndaj Tyson Fury. Lajmin e konfirmoi Shelly Finkel, menaxheri i boksierit amerikan. Wilder dhe Fury janë përballur 3 herë mes tyre. Sfida e parë përfundoi në barazim (dhjetor 2018), ndërsa në dy përballjet e tjera (shkurt 2020 dhe tetor 2021), britaniku Tyson Fury fitoi me KO.

Deontay është gati të zhvillojë një tjetër sfidë ndaj Fury, i etur për një hakmarrje ndaj tij. Gjithsesi, kjo do të jetë e pamundur të zhvillohet, pasi njerëzit duan të shohin sfida të tjera. Të shohim se çfarë do të ndodhë me revanshin mes Usyk e Joshua për të vendosur për të ardhmen e Wilder, që mund të rezervojë të tjera surpriza”, tha Finkel.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit