Befason Xavi: Te drejtosh Barcelonën një stres, kisha nevojë për pushime

22 Nëntor 2022
10:36
Telesport
back button

Trajneri i Barcelonës, Xavi, ka bërë një bilanc të kësaj pjese të parë të sezonit. Ai e ka vuajtur shumë këtë vit të parë si trajner te skuadra “blaugrana”, duke u shprehur se ka qenë një vit stresues: “Isha shumë i lodhur, kisha nevojë për këtë pushim në mes të sezonit”.

Kam këtu prej një viti, por duket sikur kanë kaluar shumë vite. Ka shumë stres në këtë detyrë, sidomos në këtë ekip. Në kampionat po shkojmë mirë, por zhgënjyem në Champion League. Gjithsesi, jemi mirë dhe po përmirësohemi, por kemi nevojë për kohë”, tha Xavi.

Te Barcelona ka shumë ndjesi dhe ato shtohen kur ky ekip është shtëpia jote. Është një shtëpi ku ka edhe kritika, çka e bën të vështirë menaxhimin e saj, por unë përpiqem. Nëse do të jemi të fortë jam i sigurt se do t’ia dalim mbanë dhe do ta përmbysim këtë situatë ku ndodhet klubi që kur kam ardhur”, tha trajneri i ekipit katalanas.

Më tej, duke folur për të ardhmen, Xavi shtoi: “Gjithçka do të varet nga rezultatet në fushë. Në kampionat jemi lider dhe do të duelojmë kudo për fitore. Gjërat janë bërë mirë dhe kam ndjesi pozitive. Do të luajmë në Europa League, por edhe në turnetë kombëtarë. Në futboll është e rëndësishme që të jemi të lumtur, pasi të mërzituri është i vështirë për t’u menaxhuar”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit