Befasuese, triologjia mes Fury dhe Wilder do të zhvillohet në Kinë

11 Maj 2020
9:14
Telesport
back button

Bob Arum, menaxheri dhe promotori i boksierit britanik Tyson Fury, u shpreh se triologjia mes Fury dhe Deontay Wilder mund të zhvillohet në Macau të Kinës. Kjo zgjedhje mund të bëhet për të afruar spektatorët, duke qenë se ata nuk lejohet të ndjekin “live” evente sportive në Amerikë dhe Angli.

Në të shkuarën, Arum ka realizuar në Macau dy duele të mëdha të boksierit filipinas Manny Pacquiao, ndaj ai është gati të zhvillojë edhe një duel të tretë, këtë herë mes Fury dhe Wilder.

Gjithsesi, problem do të jetë lëvizja e tifozëve amerikanë e britanikë për në Macau, por kjo ka një zgjidhje. Biletat e sfidës do të shiten vetëm për fansat vendës. “Nuk shoh mundësi që kjo triologji të zhvillohet me fansa këtë vit në Amerikë”, tha Arum.

Unë po shoh për alternativa të tjera. Edhe në Azi, në Macau, ku kemi zhvilluar shumë evente të suksesshme”, u shpreh Bob Arum. Dueli i parë mes Wilder dhe Fury u mbyll në barazim (dhjetor 2018), ndërsa në sfidën e dytë (shkurt 2020) triumfoi Fury me “KO teknik”, duke marrë titullin kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit