Bëhuni gati, po vjen Mane…! Gazetari bën gafën e shekullit, ngatërron sulmuesin me shoqëruesin e tij (pamjet)

24 Qershor 2022
8:30
Alfred Lleshi

‘Ja ku është!’… Apo jo! Shikuesit e Sky TV shijojnë momentin qesharak që gazetarët menduan se Sadio Mane po shfaqej për një intervistë të drejtpërdrejtë televizive në Bayern Munich… vetëm që të MOS ishte ai!

Ky ishte momenti i sikletshëm kur një prezantues i “Sky Sports” ngatërroi Sadio Mane me një nga shoqëruesit e tij. Reporteri kërkonte të merrte një “scoop” ekskluziv me nënshkrimin më të ri të Bayern Munich.

Mane bëri bujë të mërkurën pasdite, kur më në fund e zyrtarizoi transferimin e tij prej 40 milionë euro te bavarezët, duke ulur perden e një eksperience të mbushur me trofe te Liverpool.

Pak momente pasi 30-vjeçari mbërriti në selinë e Bayernit, “Sky Sports” ishte jashtëzakonisht i etur për të marrë një intervistë me të.

Gjatë lidhjes së drejtpërdrejtë në “Sky Sports News”, një nga korrespondentët gjermanë priti jashtë fushës stërvitore të Bayernit për të marrë një intervistë ekskluzive me Mane. Dhe dukej se po merrte pikërisht atë në intervistë, kur një makinë me xhama të zinj doli jashtë.

I shtyrë nga kolegët e tij, reporteri i “Sky Sports” më pas iu afrua automjetit për të marrë një reagim nga vetë njeriu për të cilin interesohej.

Ndërsa burri u shfaq disa sekonda më vonë, prezantuesja e “Sky Sports”, Vicky Gomersall, e emocionuar tha: “Ja ku është!” Më pas kuptoi se ai nuk ishte njeriu i momentit, pra sulmuesi afrikan.

Në vend të kësaj, ishte njëri nga shoqëruesit e Mane, duke lënë Gomersall të kuptonte gafën e saj dhe të thoshte: ‘Oh, jo, qëndro pak… në të njëjtën kohë, Mane ishte duke dalë nga automjeti në anën tjetër.

Gafa qesharake i shkriu fansat në internet. Njëri prej tyre e përshkroi momentin si “tronditës”, ndërsa një tjetër e cilësoi incidentin si “të shkëlqyeshëm”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit