Belgjika i falet Lukakut, Greqia në pikiatë (VIDEO)

11 Qershor 2019
22:48
back button

Tre gola për tre pikë, Belgjika mund 3-0 Skocinë dhe ruan ecurinë me katër fitore radhazi në grupin I.

Sulmuesi i Manchester United shënoi në minutën e fundit të pjesës së parë, me një pasim ideal nga Eden Hazard. Në pjesën e dytë ishte sërish Lukaku që shënoi, duke i dhënë qetësisë skuadrës së tij dhe duke vijuar ecurinë me 8 gola në 6 ndeshje me Belgjikën.

Për të mbyllur hesapet mendoi Kevin De Bruyne, që shënoi golin e tretë në minutën e dytë shtesë.

  

Belgjika kryeson me 12 pikë në këtë grup, e ndjekur nga Rusia me 9 pikë, që fitoi 1-0 ndaj Qipros.

Ndërkohë Greqia ka marrë një shuplakë të madhe nga Armenia para tifozerisë së vet, duke u mundur 2-3. Skuadra armene hyn në valle për kualifikim në grupin J, aty ku kryeson Italia dhe ndjek Finlanda. Ndërsa skuadra helene mbetet në kuotën e 4 pikëve, po aq sa Bosnja, që ndajnë vendin e katërt dhe të pestë.

  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit