Belgjika siguron 1/8-at me përmbysje, De Bruyne-Hazard si Van Persie-Robben

17 Qershor 2021
20:00
Denis Hakanaj
back button

Belgjika ka mundur 2-1 Danimarkën dhe është bërë skuadra e dytë që ka siguruar një vend në 1/8-at e Europianit.

Protagonisti i ndeshjes së luajtur në Kopenhagen ka qenë Kevin de Bruyne.

I aktivizuar në fillimin e pjesës së dytë, mesfushori i City-t ka dhënë asistin për golin e barazimit dhe ka  shënuar golin e dytë që i ka dhuruar fitoren belgëve duke përmbysur golin e realizuar nga Poulsen pas vetëm 3 minutash lojë për danezët.

Eden Hazard dhe Kevin de Bruyne janë dyshja e parë e zëvendësuesve që kanë dhënë të dy një asist në një ndeshje të Europianit për të njëjtin ekip që nga Robin van Persie dje Arjen Robben për Holandën (kundër Francës) në 2008-ën.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit