Ylli i Chelsea-t gati të transferohet në “shtëpinë e re” për 45 milionë euro

19 Janar 2019
15:41
Telesport
back button

Michy Batshuayi pritet të luajë sërish në Premier League këtë sezon. Sulmuesi belg, që është në pronësi të Chelsea këtë sezon, gjatë fazës së parë ka qenë i huazuar te skuadra spanjolle e Valencia, ku në 15 ndeshje realizoi vetëm 1 gol. Gjithsesi, Batshuayi do të rikthehet që në janar te Chelsea, që po këmbëngul për ta sistemuar sërish në një ekip tjetër sulmuesin 25-vjeçar.

Për belgun është interesuar sot skuadra e Everton, që është gati të paguajë 45 milionë euro për ta blerë tërësisht kartonin e lojtarit, për t'i dhënë fund ecejakeve të tij. Kjo shumë duket e kënaqshme edhe për skuadrën e Chelsea, që në këtë mënyrë do të siguronte paratë e nevojshme për të sjellë në “Stamford Bridge” sulmuesin argjentinas Gonzalo Higuain.

Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, skuadra e Everton e pëlqen shumë lojtarin belg, që i përshtatet shumë skemave të skuadrës së trajnerit Marco Silva, ndaj marrëveshja duket pranë. Sulmuesi Michy Batshuayi ka luajtur 32 ndeshje në total për Chelsea, ku ka realizuar 7 gola, një lojtar që gjithnjë është lënë në stol nga trajneri Conte, ndërsa Sarri nuk e mori fare në konsideratë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit