Kampionati Shqiptar

Belica “kalon klasën”, firmos me Partizanin për 1 vit e gjysmë

Partizani ka hyrë në ciklin përgatitor të ndeshjes së javës së 17-të të Superiores, ndaj Flamurtarit, të cilën do ta luajë në Vlorë, të premten. TRajneri Sulejman Starova po përvijon tashmë formacionin e mundshëm, me të cilin do të startojë në këtë transfertë, pas largimeve të janarit. Krahas kësaj, “Bobi” ka pasur nën vëzhgim edhe dy-tre lojtarë, të cilët kanë zhvilluar përgatitoren dimërore në Antalia me “demat”. I pari që e ka kaluar klasën është mbrojtësi Egzon Belica, i cili ka firmosur dhe është prezantuar të hënën si lojtar i Partizanit. Klubi i kuq e ka konfirmuar këtë përmes një deklarate për shtyp: “Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Egzon Belicën. Mbrojtësi 27-vjeçar, i cili ishte pjesë e skuadrës përgjatë fazës përgatitore në Antalia, ka nënshkruar me 15 herë kampionët e vendit një kontratë për 1 vit e gjysëm. Pas firmës së hedhur në kontratë, Belica ka kryer edhe prezantimin në ambientet e klubit”.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar