Belica tregohet i sinqertë: Më mirë me 4 mbrojtës

23 Gusht 2019
21:43
back button

Mbrojtësi i Partizanit, Egzon Belica, ka folur në lidhje me rreshtimin e trajnerit të ri dhe vendosjen mbrapa. Ai mendon se ekipi do të reagojë dhe do ta kalojë humbjen në ndeshjen e parë. 

“Kukësi është i fortë dhe fitoi. Ne nuk luajtëm mirë, sidomos në pjesën e parë, ndërsa në të dytën e morëm veten. Ndeshja e parë dhe ne do të reagojmë, vjet e nisëm me humbje dhe dolëm kampion. E njëjta gjë dhe sivjet. 

“Pozicioni? E vështirë të luash me 3. Ne kemi luajtur me 4 dhe kemi qenë më në ekuilibër. Me 3 e vështirë, por duhet të përshtatemi sipas kërkesave të trajnerit. Pas kartonit të kuq kaluam në 4 mbrojtës. Mos harroni është ndeshja e parë dhe do të jetë ndryshe në sfidat e tjera”, – thotë ai. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit