Jude Bellingham ka buluar sekretin e festimit të tij të famshëm pas golit të shënuar kundër Girona-s të shtunën.
Mesfushori anglez e ka nisur në mënyr ëtë shkëlqyer aventurën e tij te Real Madrid dhe ishte përsëri protagonist në fitoren 3-0 të Real Madrid kundër Girona-s me një gol dhe një asist.
Bellingham bëri festimin e tij tradicional pas goli dhe pas ndeshjes zbuloi se nuk e mbante mend se si kishte filluar të festonte në këtë mënyrë.
Duke folur për RMTV, anglezi tha: “E vërteta është se nuk e di saktësisht se nga e kam marrë. Fillova ta bëja te Birmingham dhe nga aty kam vazhduar, por nuk ka një arsye. Është një krenari për mua që fëmijët më imitojnë”.
Forma e shkëlqyer e Bellingham ka ndihmuar Los Blancos të marrin kreun e renditjes në La Liga. Ai ka shënuar gjashtë gola në shtatë ndeshje me Real-in dhe ka dhënë edhe dy asuste.
Skuadra e Carlo Ancelotti-t do të kthehet në fushë të martën në mbrëmje për super përballjen e Champions League kundër Napoli-t.