“Bellingham te Real Madrid?”, Mijatovic: Problemi më i madh për të do të jetë Modric

3 Shkurt 2023
16:19
Denis Hakanaj
back button

Predrag Mijatovic ka folur për Cadena Ser ka për blerjen e mundshme të Jude Bellingham te Real Madrid, në veçanti, ish-futbollisti është ndalur edhe tek stimujt që ardhja e mesfushorit të ri mund t’u japë sportistëve të tjerë. Në veçanti për… Luka Modric.

Për Bellingham, Mijatovic tha: “Ai është një lojtar në modë, të gjithë e duan atë, nuk është sekret. E di që Real Madrid-i është i pozicionuar mirë, por nuk i dihet kurrë, ka ende shumë kohë. E di se Real ka një marrëdhënie shumë të mirë me Dortmundin”.

Për rëndësinë dhe rolin e lojtarëve më me përvojë në rastin e transferimit të Bellingham te Los Blancos: “Njerëz si Modric apo Kroos mund ta ndihmojnë shumë, edhe nëse Modric do të përpiqet më shumë të konkurrojë me të.

“Edhe në moshën 38 vjeç? Në 38, në 40, Luka nuk është lojtari tipik që do të ishte i lumtur të nënshkruante një kontratë me Realin dhe të ishte në stol; nëse ai qëndron, do të ketë probleme për këdo që të shkojë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit