Ben Askren “KO” pas vetëm 5 sekondave, Masvidal vendos rekordin në UFC

7 Korrik 2019
9:42
Telesport
back button

Vetëm 5 sekonda ka zgjatur sfida mes Ben Askren dhe Jorge Masvidal e vlefshme për peshën “welter” (pesha 71-77kg) në artet marciale mikse. Dueli ishte i vlefshëm për eventin UFC-239, zhvilluar mëngjesin e sotëm në Las Vegas.

Masvidal fitoi me “KO” në raundin e parë, duke vendosur edhe rekordin e fitores më të shpejtë në historinë e UFC-së. Ndonëse pritej një përballje e fortë, madje ishte një sfidë që pritej me interes nga publiku, ajo zgjati shumë pak, as kohën për të porositur një kafe.

Menjëherë sapo nis sfida, Masvidal hidhet me një kërcim mbi Askren, që bie në tapet thuajse pa ndjenja. Masvidal nis ta godasë me grushte, por kur gjyqtari sheh që Askren nuk reagon ndal sfidën, kur kishin kaluar vetëm 5 sekonda në kronometër.

Menjëherë hyn stafi mjekësor për t’i dhënë ndihmën e paerë Askren. Ai ngrihet në këmbë dhe largohet nga kafazi duke ecur vetë dhe i shoqëruar nga stafi, por me një pamje të çoroditur, sikur nuk ka kuptuar asgjë se çfarë ka ndodhur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit