Dy vite pas tërheqjes nga futbolli, Nicklas Bendtner vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, por për arsye që nuk kanë lidhje me futbollin.
Ish-sulmuesi i kombëtares daneze, por edhe i Arsenal-it dhe Juventus-it, ka përfunduar në qendër të revistave gossip për shkak të fundit të lidhjes me modelen 24-vjeçare suedeze Clara Linnea Wahlqvist, pretendente për titullin e Miss Universit.
Ka qenë vetë Clara, nëpërmjet profileve të saj në rrjetet sociale, që ka zyrtarizuar lajmin, që kishte qarkulluar prej disa ditësh në portalet daneze:
“Pasi kam marrë shumë pyetje dhe pasi gazetat kanë shkruar për këtë, mund të konfirmoj se unë dhe Nicklas Bendtner jemi ndarë kohët e fundit. Nuk ka asnjë pakënaqësi mes nesh: duam vetëm gjëra shumë të ndryshme në jetë”.
Bendtner duket se nuk ka humbur kohë dhe ka nisur një lidhje të re. Sipas portalit ‘Se og Hor’, ish-lojtari duket se është lidhur me Sus Wilkins, 34 vjeç, aktore dhe modele biseksuale, e njohur për pjesëmarrjen e saj në shumë spektakle në Suedi dhe për pjesëmarrjen e saj në serialin e Netflix ‘Loving Adults’.
Sus i ka dhënë fund në gusht lidhjes mbi 10-vjeçare me kantautoren Freja Kirk. Dy vajzat ishin martuar dy vite më parë.
Niklas dhe Sus duket se janë kapur nga fotografët gjatë një “arratisje dashurie” në Romë, siç konfirmohet nga titulli i zgjedhur nga Se og Hor: “Romancë në Romë”.
Të dy kanë refuzuar të japin komente për momentin, por as nuk kanë përgënjeshtruar fotografitë ku janë shfaqur në momente intime…