Bënë foto me kufomën e Maradonës, tani u ndodh gjëma e madhe…

28 Nëntor 2020
12:44
Alfred Lleshi

Prokuroria e Buenos Aires, së bashku me policinë e kryeqytetit argjentinas, kryen tri aksione kërkimi njëkohësisht të premten për tre personat që ishin fotografuar me trupin e pajetë të Diego Maradonës. Tre ish-punonjësit e shtëpisë funerale “Sepelios Pinier”, e cila u mor me kufomën e yllit të futbollit, që vdiq në moshën 60 vjeç të mërkurën, do të thirret për të dëshmuar nga prokuroria.

Sidoqoftë, nuk u arrestuan, sepse krimet e pretenduara, të kryera prej tyre, nuk janë kriminale. Akuza është për përdhosjen e pretenduar të një kufome. Është e mundur që ata të akuzohen, gjithashtu, për “shkelje të të drejtave shumë personale”. Publikimi i fotografive nga punonjësit me kufomën e Maradonës është duke u hetuar. Fotografitë origjinale tregojnë trupin e pajetë të Maradonës, i cili nuk është parë fare, sepse gjatë homazheve arkivoli mbeti i mbyllur.

Gjatë kontrolleve kundër këtyre tre personave, policia sekuestroi tre telefona celularë, një kompjuter portativ, një USB dhe disa bluza që përputheshin me rrobat që ata kishin veshur në kohën e bërjes së fotografive. Kërkimet u kryen në një shtëpi private, një garazh, ku u sekuestruan informacione dokumentare, dhe vendin ku e përgatitën trupin e Maradonës. Të gjitha zyrat në të cilat veproi prokuroria dhe policia ndodhen në lagjen “La Paternal” të Buenos Aires. Burimet e konsultuara detajuan se dita në të cilën ata do të thirren nuk do të zbulohet. Kjo për shkak se të pandehurit, të cilët përballen me gjoba financiare dhe dy deri në dhjetë ditë paraburgim, kanë frikë për sigurinë e tyre.

Po këtë të premte, njëri nga ish-punonjësit e shtëpisë së varrimit, një 48-vjeçar me emrin Claudio, i cili shfaqet në një nga fotot me djalin e tij 18-vjeçar dhe trupin e patjetë të Maradonës, kërkoi falje publike në një program, në radio lokale. Claudio e shkarkoi kompaninë nga përgjegjësia dhe tha se merrte kërcënime telefonike nga një grup tifozësh të klubit “Argentinos Juniors”, ku Maradona bëri debutimin e tij dhe që është gjithashtu klubi i lagjes ku ata punonin: 

“Ne gabuam. Djali im, si çdo fëmijë, ngriti gishtin dhe bëri foton. Unë kërkoj nga të gjithë falje. Shikoni, unë u mora me kufomën e babait dhe kunatit të Maradonës, por nuk e bëra këtë kurrë. Isha me Maradonën afër. Nuk bëra dot foto me të në jetë, duke e ditur se është idhulli im, nuk do ta bëja as kur vdiq. Nuk ishte ky qëllim im. 

Unë e di që shumë njerëz janë ofenduar dhe e kanë marrë atë në mënyrë të gabuar. Po marr kërcënime, sepse ata më njohin, unë jam nga lagjja. Ka njerëz që thonë do të të vrasim, do të më thyejnë kamionin. Fëmijët e mi janë në ankth të madh. Unë nuk dua të hedh asgjë mbi ata, që po mbrojnë një idhull”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit