Benevento-Juve 1-1, moviola e Gazzetta: “Tërbim Morata, pastaj i kuqi! Por penalltia nuk ishte”

29 Nëntor 2020
14:09
Telesport
back button

“Zemërim Morata, pastaj e kuqe. Por nuk kishte asnjë penallti”.

La Gazzetta dello Sport, këtë mëngjes, u ndal te Benevento-Juventus 1-1.

Dy, në veçanti, episodet e kontestuara ndaj arbitrit Fabrizio Pasqua: “Në 92 ‘, në shtesën e dhënë prej 6 minutash, në goditjen e lirë të mundur nga Dybala, De Ligt bie në zonë: për Pasqua nuk ka asgjë por imazhet tregojnë mbajtjen e Improta ndaj holandezit, duke lënë më shumë se një dyshim.

Në 95 ‘Morata rrëzohet në zonë: Pasqua vazhdon lojën, pasi prekja e Tuia ndaj spanjollit duket e vogël. Britma dhe protesta ndaj arbitrit nga Morata që e ekzagjeron deri në pikën që Pasqua i tregon kartonin e kuq”, lexojmë në kolonat e Gazzetta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit