Benevento prek historinë me 10 lojtarë, Pipo Inzaghi rikthehet në Serie A

29 Qershor 2020
23:04
Eraldo Harlicaj

Benevento është ekipi i parë që siguron ngjitjen në Serie A. Ekipi i trajnerit Pipo Inzaghi vuajti shumë në fitoren 1-0 kundër Juve Stabia me rezultatin 1-0.

Sfida luhej në shtëpi, por gjithçka u vështirësua në momentin që Caldirola doli me karton të kuq në minutën e 24′. Kjo bëri që tekniku Inzaghi të reagonte menjëherë me zëvendësim për të ekuilibruar skuadrën.

Përpjekjet e vendasve u shpërblyen me golin e Saut në minutën e 71′. Një gol që vlen shumë sepse Benevento ka siguruar kalimin në Serie A. Kjo është hera e dytë në histori që Benevento kalon në Serie A pas sezonit 2016/17. Benevento ka marrë 76 pikë për 31 ndeshje, rekord në historinë e Serie B.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit