Benfica “fali” Barçën, Jroge Jesus: Nuk e kam parë një gjë të tillë në 30 vite (Video)

24 Nëntor 2021
15:04
Denis Hakanaj
back button

Haris Seferovic, sulmues i Benfica-s, ka bërë një gabim të pabesueshem në ndeshjen e luajtur të martën në mbrëmje kundër Barcelona-s në Champions League.

Sfida e luajtur në Camp Nou është mbyllur 0-0, me portugezët që kanë patur një match ball në sekondat e fundit të ndeshjes, por sulmuesi ka shpërdoruar një rast të artë.

Pas ndeshjes, trajneri Jorge Jesus nuk e ka fshehur zhgënjimin.

“Jam befasuar me të vërtetë, ka qenë një mëkat. Në 30 vite si trajner nuk kam parë kurrë një gabim të tillë. Tani fati ynë varet nga të tjerët dhe nuk është gjëja më e mirë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit