Benfica, gati një treshe përforcimesh prej 100 milionë eurosh

4 Gusht 2020
15:15
Denis Hakanaj
back button

Projekt i ri, përforcime të reja. Benfica është vënë në lëvizje për t’i dorëzuar trajnerit të ri Jorge Jesus një skuadër të shkëlqyer, veçanërisht në sulm.

Një nga emrat është ai i Edinson Cavani-t, i kërkuar edhe nga Inter-i në muajt e kaluar.

Sipas O Jogo, përveç Matador-it, portugezët kanë vënë në shënjestër edhe Bruno Henrique i Flamengo-s dhe Everton Soares i Gremio-s.

Tre përforcime që mund t’i kushtojnë 100 milionë euro  Benfica-s.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit