Klubet e mëdha fërkojnë duart, pasardhësi i CR7 nuk rinovon me klubin

18 Maj 2019
17:05
back button

Prej kohësh u raportua se Benfica po negocion me agjentin e Joao Felix për të rinovuar kontratën e tij me klauzolë 200 milionë euro.

Këtë hipotezë e ka hedhur poshtë vetë presidenti i klubit portugez, Luis Filipe Vieira, i cili theksoi se për dy arsye nuk do të rinovojë kontratën me 19-vjeçarin: Lojtari ka kontratë 5-vjeçare dhe s’ka për çfarë ta zgjasë më tej kontratën, si dhe ka klauzolë largimi 120 milionë euro.

“Felix ka kontratë 5-vjeçare dhe ne nuk kemi nevojë të rinovojmë, ai ka klauzolë largimi 120 milionë euro dhe për këtë ne nuk jemi të shqetësuar”, tha Vieira.

Me këtë lëvizje Benfica i ka hapur rrugën të gjithë klubeve që duan shërbimet e Cristiano Ronaldos së ardhshëm. Atletico Madrid dhe Juventus janë më të interesuarit, për ta marrë thjesht duhet të paguajnë 120 milionë e kërkuara dhe bëhet i tyri.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit