Benzema bën gjestin e jashtëzakonshëm, ëndrra është një hap larg (Pamjet)

29 Maj 2022
0:08
Denis Hakanaj
back button

Gjest i mrekullueshëm i Karim Benzema. Udhëheqës dhe kapiten i Real Madrid, sulmuesi francez ia ka lënë shiritin Marcelo-s në momentin e ngritjes së kupës.

Për braziliani, i cili ka qenë në stol sot, ka qenë ndeshja e fundit me Los Blancos. Marcelo, në fakt, që këtë vit ka grumbulluar më shumë qëndrime në stol se sa ndeshje, do të largohet nga Real-i pas skadencës së kontratës.

Ndërkohë, Karim Benzema është më afër Topit të Artë pas triumfit në Champions. Me 44 gola, 15 asiste, një La Liga dhe një Champions të fituar në sezonin 2021/22, ai është favoriyi i madh për çmimin prestigjioz.

Edhe pse nuk ka shënuar në finalen e luajtur në Stade de France kundër Liverpool-it, francezi ka qenë shumë i rëndësishëm në rrugëtimin europian të skuadrës së Ancelotti-t.

Një lider brenda dhe jashtë fushës, që në Madrid ka arritur të bëjë të harrohet një lojtar si Cristiano Ronaldo.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit