Benzema: Çfarë fati i keq, dueli me PSG në Champions! Supersfidë me mikun tim, Mbappè

22 Janar 2022
12:11
Alfred Lleshi
back button

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, foli për transmetuesin francez “Telefoot”, duke u ndalur edhe te ndeshja e radhës e Champions-it kundër PSG-së: “Sfida po afron dhe ndeshjet e Champions League janë gjithmonë shumë të komplikuara.

Sinqerisht, do të kisha dashur të sfidoja një ekip tjetër, fatkeqësisht shorti na përballi me PSG-në. Sfida me Mbappe, megjithatë do të jetë më se e veçantë, kuptohemi shumë mirë. Sigurisht që do të jetë një supersfidë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit