Benzema drejt lamtumirës, yjet e Real s’kanë besim te zëvendësuesi

18 Dhjetor 2018
21:04
Denis Hakanaj
back button

Vazhdojnë të dalin emra të rinj që mund ta largojnë njëherë e mirë Benzema nga Madridi. Florentino Perez e do jashtë "Bernabeut" sa më shpejt të jetë e mundur dhe tashmë ka një objektiv të ri për sulmin.

Emri i fundit, sipas "Dona Balon", është ai i Kasper Dolberg. Kalimi i Ajax në 1/8-at e Champions League do t’i japë mundësinë Real Madrid ta ndjekë nga afër sulmuesin danez 21-vjeçar.

Dolberg u transferua në Holandë në një moshë shumë të re dhe, kur ishte vetë 18-vjeç, ka siguruar një vend si titullar në një vit fantastik për skuadrën holandeze, e cila arriti të luajë finalen e Europa League.

Megjithatë, afrimi i Huntelaar dhe dëmtimet kanë bërë që lojtari të mos luajë për disa muaj. Shumë ekipe hoqën dorë nga futbollisti, duke menduar se e ardhmja e tij nuk do të ishte shumë frytdhënëse.

Por, pak nga pak, duket se Dolberg po rikthehet të rikuperojë formën. Këto muaj do të ketë mundësinë t’i tregojë vlerat e tij lojtarëve të Real Madrid , të cilët nuk besojnë se një futbollist i nivelit të tij mund t’i japë fund problemeve me shënimin e golave.

Ajax kërkon 40 milionë euro për danezin.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit