Benzema largohet nga Real-i, pranon ofertën marramendëse

4 Qershor 2023
12:19
Denis Hakanaj
back button

Karim Benzema nuk do të jetë më një lojtar i Real Madrid. Francezi, në fakt, ka vendosur të largohet nga Bernabeu në fund të këtij sezoni.

Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, Topi i Artë 2022, ia ka komunikuar vendimin e tij klubit mëngjesin e sotëm.

Benzema ka vendosur të pranojë ofertën që i ka ardhur nga kampionati saudit dhe të provojë një aventurë të re.

Kontrata e tij në Arabinë Saudite do të ketë një vlerë rreth 100 milionë euro në sezon, plus të ardhura nga reklamat dhe marketingu.

Është fundi i një epoke te Real Madrid me lojtarin më fitues në historinë e klubit që ka marrë vendimin të largohet.

Sulmuesi francez do ta zyrtarizojë largimin e tij nga Bernabeu me një konferencë për shtyp që do të zhvillohet ditën e martë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit