Benzema luajti me këmbë të prerë… dhe përfundoi me pesë qepje

25 Maj 2023
11:53
Alfred Lleshi
back button

Agjenti i Karim Benzema ka zbardhur misterin e çalimit të pësuar nga francezi gjatë ndeshjes kundër Rayo. Që në minutën e 10-të të lojës, sulmuesi nuk pushoi së ankuari dhe çaloi, por i rezistoi zëvendësimit me synimin për t’iu afruar Lewandowskit në garën për “Pichichi” (golashënuesin më të mirë të La Liga-s).

Mendohej se francezi pësoi një dëmtim muskulor, por e gjitha kjo për shkak të një goditjeje që shkaktoi një plagë të konsiderueshme në këmbën e tij të djathtë.

Benzema, i cili shënoi në pjesën e parë, duroi gjithë ndeshjen me atë dëmtim dhe në fund të lojës duhej qepur. Pesë qepje për të mbyllur plagën dhe një dyshim i arsyeshëm për sfidën e radhës ndaj Sevilla për shkak të zonës së prekur, teksa francezi dëshiron të vazhdojë të rrisë numrin e golave.

Me pesë gola pas Lewandowskit, “Pichichi” është pothuajse i pamundur, por dëshiron ta mbyllë sezonin me shije të mirë, pas kritikave që mori pas ndeshjes kundër Manchester City.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit