Benzema shënon për Real-in, por VAR i prish festën (Pamjet)

28 Maj 2022
22:29
Denis Hakanaj
back button

Është mbyllur në barazim pa gola pjesa e parë e finales së Champions League që po zhvillohet në Paris mes Liverpool-it dhe Real Madrid.

Të Kuqtë kanë qenë më të rrezikshëm dhe më kërkues se madrilenët gjatë 45 minutave të para, duke shkuar shumë afër golit me Salah dhe Mane, me këtë të fundit që është ndalur nga një pritje madhe e Courtois dhe shtylla.

LIVERPOOL-REAL PRITJA E COURTOIS

Los Blancos janë zgjuar në fundin e pjesës së parë dhe kanë arritur të shënojnë me Karim Benzema në minutën e 45-të të ndeshjes.

Megjithatë, festa e sulmuesit francez dhe e madrilenëve është prishur nga ndërhyrja e VAR, që e ka anuluar golin për një pozicion jashtë loje të Benzema.

LIVERPOOL-REAL GOLI I BENZEMA

Kujtojmë se sfida që po luhet në Stade de France ka nisur me 36 minuta vonesë për shkak të vështirësive të tifozëve anglezë për të hyrë në stadium.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit