BENZEMAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA!!! Zgjohet Topi i Artë, Reali në avantazh në shtesë. Savic me të kuq (PAMJET)

26 Janar 2023
23:16
Erdi Kerciku
back button

Ne klimen e tensionit pas ngjarjes se ndodhur mbreme kur ishte vendosur nje kukull me fanelen e Vinicius Jr e varur ne ure prane stadiumit Bernabeu, Real Madrid dhe Atletico Madrid sonte jane ne fushe per cerekfinalen e Kupes se Mbretit…

Ndeshja – Dhe pikerisht njeriu qe eshte rritur ne Akademine e Real Madrid dhe nuk u mbajt kurre edhe pse Jose Mourinho ishte ai qe e debutoi ne moshe te re, ka shenuar golin e pare. Ndoshta shume prisnin qe Alvaro Morata te mos festonte por ai e ka bere ate me nje gjest tjeter…

Ka mbajtur doren e tij mbrapa fanele duke treguar emrin e tij ne Bernabeu dhe me pas duke ngritur doren lart. Morata ndjen keqardhje qe kurre nuk u mor ne konsiderate nga Real Madrid dhe tifozeria e tij…

GOLI I MORATA – VIDEO

Real Madrid qe mundohet te reagoje por Atletico qe mbrohet fort dhe me kundersulme mundohet qe te vere ne veshtiresi mbrojtjen e Ancelottit. Megjithate, ne pjesen e dyte, ne minuten e 78-te, braziliani Rodrygo ben nje aksion spektakolar individual duke kaluar si birila kater mbrojtes te Atleticos dhe shenuar me te jashtmen e kembes se tij…

GOLI I RODRYGO – VIDEO

Ndeshja shkon ne kohen shtese aty ku Real Madrid kerkon me ngulm golin e kualifikimit. Savic ben nje nderhyrje te rende ndaj Camavinga dhe mer te verdhen e dyte duke lene me dhjete Atleticon. Pikerisht si pasoje e saj, mbrojtja lirohet dhe Benzema gjen kendin e duhur duke shenuar dhe i dhene avantazhin Realit ne te 104′ me asist te Vinicius…

GOLI I BENZEMA – VIDEO

FORMACIONET | Real Madrid (4-3-3): Courtois; Nacho, Militao, Rüdiger, Mendy; Camavinga, Kroos, Modric; Valverde, Benzema, Vinicius. Atletico Madrid (4-4-2): Oblak; Molina, Hermoso, Savic, Reinildo; Correa, Koke, De Paul, Lemar; Griezman; Morata.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit