Beppe Marotta i hap derën mundësisë për t’u rikthyer te Juventus

27 Janar 2023
9:11
Telesport
back button

Beppe Marotta, administratori i deleguar i Interit, njeriu kryesor i klubit zikaltër në merkato, ka lënë të hapur mundësinë e rikthimit te Juventus. Ai ka mbuluar të njëjtën detyrë edhe te bardhezinjtë nga viti 2010 deri në vitin 2018, kur më pas u largua tek Interi.

Marotta, një nga drejtuesit më të aftë të futbollit Italian, i pyetur për mundësinë e rikthimit te Juventusi, pas skandeleve të fundit që kanë pushtuar bardhezinjtë, tha: “Nuk i dihet asnjëherë jetës. Unë jam i kënaqur me rrugëtimin që kam bërë dikur te Juventusi”.

Gjithsesi, menaxheri i njohur i futbollit italian shprehet se për momentin ka një kontratë me Interin: “Këtu ndihem mirë dhe jam i përqendruar në punën time të përditshmes, për të ndihmuar Interin që të arrijë të tjera suksese në fushë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit